Zogaj për një qeveri tranzicioni: Jemi të hapur për dialog me të gjitha partitë politike

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha, rreth një qeverie tranzicionale. Ai tha se LDK-ja është e hapur për të dialoguar me të gjitha partitë politike. “Ne jemi të hapur për dialog, dhe propozimi që kemi dhënë në tavolinë është i hapur për të gjitha partitë politike,…

Lajme

08/05/2025 19:20

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka folur për ofertën që kjo parti dha, rreth një qeverie tranzicionale.

Ai tha se LDK-ja është e hapur për të dialoguar me të gjitha partitë politike.

“Ne jemi të hapur për dialog, dhe propozimi që kemi dhënë në tavolinë është i hapur për të gjitha partitë politike, dhe do t’i presim. Nuk kemi marrë ndonjë përgjigje zyrtare, përveç nga PDK, që dolën me një përgjigje”, tha ai në Klan.

Sakaq, Zogaj thotë se mbledhja e sotme e LDK-së nuk kishte të bënte aspak për zhvillimet e fundit politike, por vetëm për zgjedhjet lokale të vendit.