Zogaj për Kurtin: Për 4 vite ka qeverisë me Dejonat që i ka si strukturë jashtështetërore

Njohësi i politikës, Petrit Zogaj ka analizuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti për katër vite. Zogaj në llogarinë e tij në Facebook publikoi një pjesë të bisedës që implikon direkt Albin Kurtin në aferat e KEK-ut, duke thënë se Kurti gjatë këtyre viteve nuk ka qeverisë me njerëzit që ka emëru, por “me Dejonat që…

Lajme

07/02/2025 19:31

Njohësi i politikës, Petrit Zogaj ka analizuar qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti për katër vite.

Zogaj në llogarinë e tij në Facebook publikoi një pjesë të bisedës që implikon direkt Albin Kurtin në aferat e KEK-ut, duke thënë se Kurti gjatë këtyre viteve nuk ka qeverisë me njerëzit që ka emëru, por “me Dejonat që i ka si strikturë jashtështetërore”

 

Postimi i plotë:

E gjithe historia 4 vjecare e kesaj qeverie reduktohet ne nje komunikim ne whatsapp. Kryeministri kerkon qe te merret dikush ne pune ne prezence te njerezve tjere te qeverise, kuvendit e agjencise se pavarur, ndersa, i vetmi person qe e kundershton nje gje te tille, eshte Dejona, e cila ka funksion partiak, por qe ketu operon me logjiken e nje spiuneje, ku, pos qe e njeh se kush eshte, le te kuptohet se din dicka edhe me shume. Sipas Dejones, ai djali “nuk ka biografi te mire.” Gjate ketyre viteve, Kurti nuk ka qeverise me njerezit qe i ka emeru, por me dejonat qe i ka si strukture jashteshteterore dhe qe shantazhon secilin njeri qe guxon me e kundershtu.