Zogaj ironizon: Njohjet që i kanë ardhë Kosovës këtë vit janë brenda periudhës që nuk kemi pasur qeveri efektive
Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me Qeverinë Kurti për tri njohjet që i kanë ardhur Kosovës në këtë vit. Ai ka bërë me dije se këto njohje Kosova i mori gjatë kohës sa nuk kishte qeveri të rregullt. Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se gjatë kohës sa qeveria Kurti kishte mandat…
 
                        Lajme
Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me Qeverinë Kurti për tri njohjet që i kanë ardhur Kosovës në këtë vit.
Ai ka bërë me dije se këto njohje Kosova i mori gjatë kohës sa nuk kishte qeveri të rregullt.
Në profilin e tij në “Facebook”, Zogaj ka shkruar se gjatë kohës sa qeveria Kurti kishte mandat të plotë Kosova ka hyr nën sanksione të BE-së.
“Te tri njohjet qe i kane ardhe Kosoves kete vit jane brenda periudhes qe nuk kemi pasur qeveri efektive. Ndersa gjate 4 viteve te mandatit te Kurti kemi pasur sanksione nga BE. Ndoshta sanksionet ishin vetem rastësi”, ka shkruar ai.
 
                                                       
                                                       
                                                      