Zogaj i LDK-së: Nuk pres diçka të re nga seanca e sotme

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga seanca e sotme e cila e shënon të 46-ën me radhë. Tutje ai tha se është shqetësuese situata e krijuar në politikën kosovare. “Pa institucione ne duhet të shqetësohemi çdo ditë, dhe Presidenca…

Lajme

13/07/2025 11:06

Deputeti i betuar i LDK-së, Alban Zogaj ka deklaruar para medieve se si subjekt politik nuk presin diçka të re as nga seanca e sotme e cila e shënon të 46-ën me radhë.

Tutje ai tha se është shqetësuese situata e krijuar në politikën kosovare.

“Pa institucione ne duhet të shqetësohemi çdo ditë, dhe Presidenca është një pjesë e institucioneve të vendit, por pjesa e Kuvendit është pjesa kryesore e cila mbikëqyr edhe punën e qeverisë si dhe i krijon institucionet e reja, ndaj shqetësimi duhet të ekzistojë dhe shqetësimi është i madh”, tha Zogaj.