Zogaj: Emergjente krijimi i një shumice politike, VV nuk lëviz nga qëndrimet absurde
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se po e përgatisin lëndën “për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, pasi konsiderojnë se kryesuesi i seancës dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën pas aktgjykimit të fundit. Aktgjykimi, Zogaj tha se është “i qartë”, ndërsa tha se krijimi i një shumice brenda Kuvendit është “emergjent”. “Është…

Lajme
Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj tha se po e përgatisin lëndën “për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese”, pasi konsiderojnë se kryesuesi i seancës dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, po e shkelin Kushtetutën pas aktgjykimit të fundit.
Aktgjykimi, Zogaj tha se është “i qartë”, ndërsa tha se krijimi i një shumice brenda Kuvendit është “emergjent”.
“Është shumë me rëndësi, emergjente që të krijohet një shumicë politike, por brenga dhe shqetësimi jonë i madh është që nuk ka përpjekje dhe nuk ka lëvizje nga qëndrimet absurde të grupit më të madh politik për të shkuar kah shumica politike”, tha ai.