Zogaj: Besoj që seanca do e vazhdojmë pas disa orëve ose edhe nesër

Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, është prononcuar para mediave pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, që bëri që seanca e 42-të konstituive të mos mbahej. Zogaj tha se institucionet e sigurisë po kryejnë procedurat e nevojshme dhe shprehu besimin se seanca do të vazhdojë pas disa orësh. “Krejt…

Lajme

05/07/2025 11:52

Deputeti i betuar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, është prononcuar para mediave pas alarmit për bombë në Kuvendin e Kosovës, që bëri që seanca e 42-të konstituive të mos mbahej.

Zogaj tha se institucionet e sigurisë po kryejnë procedurat e nevojshme dhe shprehu besimin se seanca do të vazhdojë pas disa orësh.

“Krejt çka na është thënë dhe urdhëruar është që ta lirojmë objektin e Kuvendit, por besoj dhe shpresoj që do të ketë procedura të kërkimit tash, dhe pastaj na fton kryesuesi në seancë, ne po presim, jemi këtu. Pas disa orëve besoj se prapë vazhdojmë me seancën,” tha Zogaj.