ZMNV trajton 56 raste të reja në një javë, dominojnë rastet e dhunës në familje

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka njoftuar se gjatë periudhës 18 deri më 25 korrik 2025, ka trajtuar gjithsej 56 raste të reja, nga të cilat 51 raste lidhen me dhunën në familje. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe: 1 rast dhunimi 1 rast kanosjeje 1 rast keqtrajtim…

Lajme

25/07/2025 14:58

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka njoftuar se gjatë periudhës 18 deri më 25 korrik 2025, ka trajtuar gjithsej 56 raste të reja, nga të cilat 51 raste lidhen me dhunën në familje.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe:

  • 1 rast dhunimi

  • 1 rast kanosjeje

  • 1 rast keqtrajtim ose braktisje e fëmijës

  • 2 raste shkelje e urdhrit mbrojtës

ZMNV ka paraqitur në gjykatë 9 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) dhe 22 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME), si dhe një kërkesë për ndërprerje të urdhrit mbrojtës ,transmeton lajmi.net

Po ashtu, gjatë javës janë zhvilluar:

  • 80 seanca gjyqësore

  • 11 seanca në prokurori

  • 87 këshilla juridike të dhëna për viktimat

  • 27 aktgjykime dënuese të shqiptuara

ZMNV ka përfaqësuar viktimat në raste pranë policisë dhe strehimoreve dhe ka dorëzuar 3 kërkesa për kompensim nga fondi për viktima, nga të cilat 2 janë miratuar.

Institucioni mbetet i përkushtuar për të ofruar mbrojtje, përfaqësim dhe ndihmë juridike për të gjitha viktimat e krimeve në Kosovë, me fokus të veçantë në viktimat e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore./lajmi.net/