ZKPS angazhon rreth 100 prokurorë për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPS) ka bërë të ditur se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që po mbahen sot, janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial. Sipas njoftimit zyrtar, prokurorët dhe zyrtarët përkatës do të jenë në gatishmëri në të gjithë territorin e Kosovës deri në…

Lajme

28/12/2025 07:27

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit (ZKPS) ka bërë të ditur se për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që po mbahen sot, janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

Sipas njoftimit zyrtar, prokurorët dhe zyrtarët përkatës do të jenë në gatishmëri në të gjithë territorin e Kosovës deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të trajtimit dhe procedimit të çdo parregullsie eventuale që mund të paraqitet gjatë ditës së votimit.

ZKPS ka theksuar se Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë të gjitha masat dhe përgatitjet e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe për të ruajtur integritetin e procesit zgjedhor.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve, subjekteve politike, institucioneve dhe organizatave të ndryshme që të raportojnë pranë prokurorive kompetente çdo rast të dyshuar për keqpërdorim apo manipulim të votës, në çfarëdo forme dhe nga cilido person. /Lajmi.net/