ZKM: Nga skema e shtesave për fëmijë do të përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë – Kosto vjetore 120 milionë €
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë deklaruar sot në një konferencë për media se janë dyfishuar dhe trefishuar shtesat e fëmijëve. Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje. Përmes një komunikate, ZKM ka thënë se me skemën e re, për fëmijën e parë dhe të dytë,…

Lajme
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë deklaruar sot në një konferencë për media se janë dyfishuar dhe trefishuar shtesat e fëmijëve.
Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeministrit ka dhënë detaje.
Përmes një komunikate, ZKM ka thënë se me skemën e re, për fëmijën e parë dhe të dytë, shtesat e reja do të jenë nga 20€ në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre fëmijë e më shumë, shtesat do të jenë nga 30€ në muaj, për secilin prej fëmijëve – pra edhe për të parin edhe të dytin vlen shtesa 30€ në muaj.
Kjo skemë do të fillojë zbatimin nga muaji i ardhshëm, gusht 2024.
“Nga skema e shtesave për fëmijë, përfitojnë mbi 400 mijë fëmijë. Kosto vjetore e skemës së re parashihet të jetë 120 milionë €”, thuhet në komunikatë.