ZKA zbulon shkeljet e shumta në MPJD: Në 20 përfaqësi diplomatike u tejkaluan afatet ligjore, personeli vazhdonte të paguhej – shumë pozita mbaheshin me ushtrues detyre

Zyra e Auditorit të Kosovës është publikuar në vazhdimësi të gjeturat nëpër institucionet e vendit. Këtë herë ZKA ka bërë publik raportin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Sipas të gjeturave nga ZKA-a thuhet se personeli diplomatik ka marrë pagë me skadim të mandatit ligjor me dekret. Ministria që udhëhiqej nga Donika Gërvalla…

Lajme

12/06/2026 13:36

Zyra e Auditorit të Kosovës është publikuar në vazhdimësi të gjeturat nëpër institucionet e vendit.

Këtë herë ZKA ka bërë publik raportin për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas të gjeturave nga ZKA-a thuhet se personeli diplomatik ka marrë pagë me skadim të mandatit ligjor me dekret.

Ministria që udhëhiqej nga Donika Gërvalla -Schwarz del se ka shkelur ligjin duke mos respektuar afatet ligjore si dhe procedurat e prokurimit.

Në një nga gjetjet e ZKA-së thuhet se në 20 përfaqësi diplomatike dhe konsullore ka tejkalim të afatit ligjor për ushtrimin e funksionit diplomatik dhe konsullor.

Sipas këtyre gjetjeve, në 20 misionet diplomatike personeli diplomatik është paguar edhe pas skadimit të mandatit ligjor me dekret.

Përpos kësaj është thënë se personelit që i ka skaduar mandati ligjor prej 4 vitesh gjatë periudhës 2022 (një rast). Në vitin 2023 janë shtatë raste dhe në vitin 2025 janë gjithsej 12 raste me pozita të larta si Ambasador dhe Konsull i Përgjithshëm, shkruan lajmi.net.

“Kemi identifikuar se në 20 misione diplomatike dhe konsullore, personeli diplomatik dhe konsullor kanë vazhduar me ushtrimin e funksionit dhe janë paguar edhe pas skadimit të mandatit ligjor me dekret. Personelit i ka skaduar mandati ligjor 4 (katër) vjeçar gjatë periudhës 2022 (një rast), 2023 (shtatë raste) dhe 2025 (dymbëdhjetë raste), dhe është në pozitat/gradat Ambasador, Konsull i Përgjithshëm. Lidhur me këtë, nuk ishte nxjerrë dekret tjetër për vazhdim të mandatit apo ngarkim me punë në misione. Duhet theksuar se nga këta 20 diplomatë, 9 (nëntë) prej tyre nuk janë anëtarë të përhershëm të Ministrisë – anëtarë të shërbimit të jashtëm”, thuhet në Raportin e Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore 2025.

Gjithashtu vihet në theks se kjo vjen si pasojë e mosinciimit të procedurat nga ana e ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për menaxhimin e përfundimit të mandateve të shefave në misione.

Përpos kësaj, ZKA gjeti edhe parregullsi sa i përket pasqyrave financiare vjetor në këtë ministri.

Disa të paguara pas skadimit të mandatit ligjor me dekret, në këtë ministri Zyra e Auditorit ka gjetur edhe tejkalim të afatit ligjor për pozitat me ushtrues detyre.

Tri raste janë identifikuar ku pozitat e rregullta të punës mbaheshin me ushtrues detyre, duke tejkaluar afatin e paraparë ligjor.

Përkundër këtij fakti, në MPJD nuk ishte shpallur konkurs gjatë vitit 2025.

“Ne kemi identifikuar se në tre (3) raste pozitat e rregullta të punës mbaheshin me Ushtrues Detyre, që tejkalonin afatin e paraparë ligjor. Për këto pozita, nuk ishte shpallur konkurs gjatë vitit 2025 edhe përkundër faktit se ishin përfshirë në planin vjetor të personelit për rekrutim”, thuhet në gjetjet e Auditorit.

Po ashtu në raport të Auditorit theksohet në disa prej përgjigjeve të dhëna nga MPJD për këto gjetje ka pasur edhe pajtime.

Gjithashtu auditori ka nënvizuar se numri i të punësuarve sipas buxhetit ishte 389, ndërsa në fund të vitit numri i tyre ishte 345.

Kurse sa i përket shpenzimeve nga Auditori gjen se në MPJD shpenzimet sipas kategorive u ndanë kështu:

Më së shumti në mallra dhe shërbime apo 64.74%, pastaj në paga dhe mëditje 24.24%, investime kapitale  7.13%, subvencione dhe transfere 2.14% dhe 1.74% për komunalitë./Lajmi.net/