ZKA zbulon shkelje në Skenderaj: E njëjta OJQ u subvencionua dy herë brenda vitit 2025

yra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur parregullsi në ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Skenderajt për vitin 2025, duke konstatuar se e njëjta Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ) është subvencionuar dy herë brenda të njëjtit vit buxhetor, në kundërshtim me rregulloren komunale në fuqi. Sipas raportit të auditimit, të nënshkruar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca,…

Lajme

10/06/2026 12:34

yra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur parregullsi në ndarjen e subvencioneve nga Komuna e Skenderajt për vitin 2025, duke konstatuar se e njëjta Organizatë Jo-Qeveritare (OJQ) është subvencionuar dy herë brenda të njëjtit vit buxhetor, në kundërshtim me rregulloren komunale në fuqi.

Sipas raportit të auditimit, të nënshkruar nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, organizata në fjalë ka përfituar 5 mijë euro për aktivitetin “Juaji i mërgatës” dhe 7 mijë e 500 euro për “Aktivitete rinore dhe kulturore”, duke përfituar gjithsej 12 mijë e 500 euro nga buxheti komunal.

Auditori vlerëson se kjo ka ndodhur për shkak të mungesës së kontrolleve dhe verifikimeve të mjaftueshme nga zyrtarët përgjegjës gjatë shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave, ndërsa paralajmëron se raste të tilla rrisin rrezikun e trajtimit jo të barabartë të përfituesve dhe kufizojnë mundësitë për organizatat e tjera që aplikojnë për mbështetje financiare.

Për këtë arsye, ZKA i ka rekomanduar Komunës së Skenderajt që para miratimit të subvencioneve të sigurojë verifikim të plotë të përfitimeve paraprake, në mënyrë që të parandalohet financimi i të njëjtëve përfitues më shumë se një herë brenda vitit. Menaxhmenti komunal është pajtuar me gjetjen dhe rekomandimin e Auditorit. /Lajmi.net/