ZKA: Komunat ngecin në zbatimin e rekomandimeve të auditorit

Komunat e Kosovës kanë zbatuar vetëm 39 për qind të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë sezonit auditues 2023/2024. Kjo u bë e ditur nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) gjatë publikimit të analizës gjithëpërfshirëse për raportin e ZKA-së. Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se niveli i zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së ka rënë…

Lajme

22/10/2024 12:21

Komunat e Kosovës kanë zbatuar vetëm 39 për qind të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit gjatë sezonit auditues 2023/2024.

Kjo u bë e ditur nga Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) gjatë publikimit të analizës gjithëpërfshirëse për raportin e ZKA-së.

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, tha se niveli i zbatimit të rekomandimeve të ZKA-së ka rënë vitin e kaluar.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, tha se niveli lokal ngecë më shumë në zbatimin e rekomandimeve të ZKA-së.

Ajo tha se te niveli qendror dhe agjencitë e pavarura zbatimi është më i kënaqshëm.