Zjarrvënia në Tetovë, paraburgim për 38-vjeçarin nga Kosova

Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër B.R. (38) nga Kosova, nën dyshimet se fundjavën e kaluar ka shkaktuar zjarr në bodrumin e Komunës së Tetovës. I akuzuari më 06.10.2024 ka shkaktuar zjarr në lokalet bodrum të komunës së Tetovës, me çka është kapur dhe i është hequr liria, thuhet në njoftim. Gjyqtari i…

Lajme

10/10/2024 19:41

Policia në Tetovë ka bërë kallëzim penal kundër B.R. (38) nga Kosova, nën dyshimet se fundjavën e kaluar ka shkaktuar zjarr në bodrumin e Komunës së Tetovës.

I akuzuari më 06.10.2024 ka shkaktuar zjarr në lokalet bodrum të komunës së Tetovës, me çka është kapur dhe i është hequr liria, thuhet në njoftim.

Gjyqtari i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës ka caktuar ndaj të akuzuarit masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, të cilën do ta mbajë në Burgun e Shuto Orizares në Shkup. /AlsatMk