Zjarri pranë pistës së garave, flasin nga Zjarrfikësit: Situata është nën kontroll

Një zjarr i madh ka kapluar sot një lokacion në Sllatinë afër pistës së garave. Zjarri dyshohet se ka kapluar një deponi me goma të vjetra, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur në zonën përreth. Lidhur me rastin, ka folur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, i cili…

Lajme

11/08/2026 17:07

Një zjarr i madh ka kapluar sot një lokacion në Sllatinë afër pistës së garave.

Zjarri dyshohet se ka kapluar një deponi me goma të vjetra, duke shkaktuar tym të zi dhe të dendur në zonën përreth.

Lidhur me rastin, ka folur komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve për zonën e Prishtinës, Abdusamed Shkodra, i cili ka bërë të ditur se ekipet e zjarrfikësve janë nisur drejt vendit të ngjarjes.

“Ne e kemi marrë informacionin rreth orës 14:20 për një zjarr që ishte duke u zhvilluar në zonën mes Sllatinës dhe Vrellës, afër pistës së garave të veturave, ku nga flakët janë përfshirë gomat e vendosura për mbrojtje. Ekipet e para që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes kanë qenë ato nga Lipjani, pasi ajo zonë është nën përgjegjësinë e tyre, ndërsa ekipet nga Prishtina kanë shkuar për t’u ardhur në ndihmë. Zjarri tashmë është vënë nën kontroll, por një ekip vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes për të vlerësuar nëse ekziston endE ndonjë rrezik”, ka thënë Shkodra. /Lajmi.net/