Zjarri përfshin stallën në Mitrovicë, digjen traktori, katër motoçikleta dhe mjete bujqësore
Një stallë është përfshirë nga zjarri në fshatin Koshtovë të Mitrovicës së Jugut, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 8 gusht, rreth orës 23:50. Në stallë, përveç mjeteve të ndryshme bujqësore, ndodheshin një traktor, katër motoçikleta, kosa për prerjen e barit dhe mjete të tjera pune.…
Lajme
Një stallë është përfshirë nga zjarri në fshatin Koshtovë të Mitrovicës së Jugut, ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 8 gusht, rreth orës 23:50.
Në stallë, përveç mjeteve të ndryshme bujqësore, ndodheshin një traktor, katër motoçikleta, kosa për prerjen e barit dhe mjete të tjera pune.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një stallë në të cilin kishte mjete të ndryshme bujqësore si një traktor, katër motoçikleta, kosa të barit si dhe mjete të tjera pune”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri llogaritet rreth 15 deri në 20 mijë euro.
Me vendim të prokurorit, rasti ka mbetur nën hetim. /Lajmi.net/