Zjarri përfshin një stallë në Prizren, ngordhin tetë lopë
Një stallë lopësh është përfshirë nga zjarri në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, më 26 korrik 2025, rreth orës 12:30. Sipas raportit të policisë, zjarri ka përfshirë të gjithë objektin që ishte në pronësi të një burri me shtetësi kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar…

Lajme
Një stallë lopësh është përfshirë nga zjarri në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, më 26 korrik 2025, rreth orës 12:30.
Sipas raportit të policisë, zjarri ka përfshirë të gjithë objektin që ishte në pronësi të një burri me shtetësi kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për shuarjen e flakëve, transmeton lajmi.net
Për fat të keq, si pasojë e zjarrit, tetë lopë kanë ngordhur. Nuk raportohet për të lënduar në njerëz, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë duke vazhduar./Lajmi.net/