Zjarri nisi rreth orës 6 të mëngjesit, Policia njofton nëse pati të lënduar

Zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në hapësirën e rrugës “Ilaz Agushi” në Prishtinë. Saktësisht tek pjesa e njohur si “Tregu i Gjelbër” gjashtë lokale janë përfshirë nga zjarri. Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Zëdhënësja e policisë për rajonin e…

Lajme

20/02/2025 08:33

Zjarri ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në hapësirën e rrugës “Ilaz Agushi” në Prishtinë.

Saktësisht tek pjesa e njohur si “Tregu i Gjelbër” gjashtë lokale janë përfshirë nga zjarri.

Në lidhje me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se zjarri dyshohet të ketë nisur rreth orës 05:40.

“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”.

“Nuk raportohet për të lënduar”, deklaroi ajo./Lajmi.net/

Përfshihen nga zjarri 6 lokale tek “Tregu i Gjelbër” në Prishtinë