Digjet një depo në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, s’ka të lënduar

Një depo është përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Pllana ka thënë se lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar. “Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.  Policia menjëherë ka dalë…

Lajme

30/07/2025 15:21

Një depo është përfshirë nga zjarri sot në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka thënë se lidhur me rastin nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 14:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një depo në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët janë duke lokalizuar zjarrin.  Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka thënë Pllana.

Teksa aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Lidhur me këtë ka folur edhe drejtori i zjarrfikësve, Malë Gashi, i cili tha se zjarri është fikur.

Derisa një zjarrfikës ka marr pak oksigjen nga ekipet mjekësore emergjente

“Një depo është përfshirë nga zjarri i cili ka ngjyra, goma, llaqe. Aktulaisht e kemi fik zjarrin. Kanë reaguar edhe punëtorët e ndërmarrjes, dhe me të vërtetë kanë mundur të përfshihet edhe ndonjë përreth…Një zjarrfikës ka marr pak oksigjen nga ekipet mjekësore emergjente”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/