Zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje: S’ka të lënduar, po hetohen shkaqet e ngjarjes
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu mëngjesin e së mërkurës kontejnerët në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, si pasojë e të cilit u dëmtuan edhe dy vetura. Sipas Policisë, rreth orës 06:00 të mëngjesit është raportuar zjarr në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. “Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore…
Lajme
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu mëngjesin e së mërkurës kontejnerët në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, si pasojë e të cilit u dëmtuan edhe dy vetura.
Sipas Policisë, rreth orës 06:00 të mëngjesit është raportuar zjarr në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.
“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.
Nga informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar dy vetura.
Policia ka njoftuar se hetuesit janë duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.