Zjarri në një depo në Gjakovë, policia jep detaje
Një fabrikë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë. Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj. Sipas Elezajt, rreth orës 16:50 policia është njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin…
Lajme
Një fabrikë është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë.
Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj.
Sipas Elezajt, rreth orës 16:50 policia është njoftuar për incidentin, ndërsa njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

“Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ekipet emergjente vazhdojnë punën për ta vënë situatën nën kontroll. Deri më tani, bazuar në informatat e pranuara, nuk raportohet për pasoja në njerëz,” ka bërë të ditur Elezaj./Lajmi.net/