Zjarri në një aneks të shkollës teknike në Suharekë, Policia thotë se nuk ka të lënduar

Një zjarr i madh ka kapluar sot një aneks të shkollës teknike “Skender Luarasi” në Suharekë. Në lidhje me rastin, është deklaruar komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Syla. Ai ka thënë se nga ky rast nuk ka të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur ta fusin nën kontroll situatën dhe po e shuajnë zjarrin.…

Lajme

14/05/2025 16:01

Një zjarr i madh ka kapluar sot një aneks të shkollës teknike “Skender Luarasi” në Suharekë.

Në lidhje me rastin, është deklaruar komandanti i Policisë në Suharekë, Afrim Syla.

Ai ka thënë se nga ky rast nuk ka të lënduar dhe se zjarrfikësit kanë arritur ta fusin nën kontroll situatën dhe po e shuajnë zjarrin.

“Një aneks, pullazi është përfshirë nga zjarri, ku një kompani është duke i kryer punimet. Zjarrfikësit kanë arritur ta fusin situatën nën kontroll, janë duke e shuar zjarrin dhe janë duke kryer intervenimet e nevojshme. Ende nuk dihet shkaktari, por jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Afrim Syla nga stacioni policor në Suharekë.