Zjarri në Lipjan, lëndohet një zjarrfikës
Një zjarr i madh ka përfshirë një depo në hyrje të Lipjanit, e cila i përket një zinxhiri marketesh. Si pasojë e zjarrit, një zjarrfikës ka mbetur i lënduar, por burime nga Klan Kosova bëjnë të ditur se ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton lajmi.net Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa ekipet…

Lajme
Një zjarr i madh ka përfshirë një depo në hyrje të Lipjanit, e cila i përket një zinxhiri marketesh.
Si pasojë e zjarrit, një zjarrfikës ka mbetur i lënduar, por burime nga Klan Kosova bëjnë të ditur se ai tashmë është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton lajmi.net
Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa ekipet e zjarrfikësve janë ende në terren duke punuar për shuarjen e flakëve. Ata po përpiqen të parandalojnë përhapjen e zjarrit në objektet përreth.
Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave./lajmi.net/