Zjarri në fabrikën e plastikës në Rahovec, policia jep detaje
Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikës në fshatin Bellacerkë të Rahovecit. Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6 të mëngjesit, ku pas njoftimit në vendin…
Lajme
Sot në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikës në fshatin Bellacerkë të Rahovecit.
Rastin për Lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Shermet Elezaj, i cili tha se rasti ka ndodhur sot rreth orës 6 të mëngjesit, ku pas njoftimit në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, të pasuara nga ekipi i zjarrfikësve të cilët aktualisht janë të angazhuar në shuarjen e zjarrit.
Elezaj gjithashtu bëri të ditur se nuk raportohet për dëme në njerëz, teksa në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është inicuar si “zjarrvënie”.
“Reth orrës 05:50 të mëngjesit, një zjarr ka përfshirë një fabrikë plastike në fshatin Bellacerkë-Rahovec. Njësitë policore përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë edhe ekipet e zjarrfikësve, të cilët janë aktualisht të angazhuar në shuarjen e zjarrit. Nuk është raportuar për pasoja në njerëz. Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është inicuar rast “zjarrvënie”, tha Elezaj për Lajmi.net. /Lajmi.net/