Zjarri në depon e mallrave në Gjakovë – zjarrfikësit kërkojnë përforcim nga komunat tjera
Zëvendëstogu i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë, Fitim Agushi, ka bërë se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit për zjarrin që ka përfshirë fabrikën e Comoditës në Gjakovë. Ai ka shtuar se për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar përforcim edhe nga njësitë e zjarrfikësve të komunave të…
Lajme
Zëvendëstogu i Njësisë së Zjarrfikësve në Gjakovë, Fitim Agushi, ka bërë se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas raportimit për zjarrin që ka përfshirë fabrikën e Comoditës në Gjakovë.
Ai ka shtuar se për shkak të përmasave të zjarrit është kërkuar përforcim edhe nga njësitë e zjarrfikësve të komunave të tjera.
“Kemi dalur në vendin e ngjarjes ku ka kapluar flaka Fabrikën e Comoditës. Kemi filluar shuarjen e zjarrit, por kemi filluar të bëjmë një ndërprerje të fabrikës ku janë disa bombole të gazit. Kemi kërkuar përforcim nga komunat tjera”, tha Agushi për kp.