Zjarri del jashtë kontrollit në Poliçan, urdhërohet evakuimi i banorëve
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth. Për këtë arsye, u kërkohet menjëherë banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre që ndodhen brenda Rezervatit të…

Lajme
Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka njoftuar se situata e zjarrit në Bashkinë Poliçan, Njësia Administrative Terpan, ka dalë jashtë kontrollit dhe ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke rrezikuar djegien e fshatrave përreth.
Për këtë arsye, u kërkohet menjëherë banorëve të fshatrave Vokopolë, Zhapokikë, Plashnik dhe Panarit, si dhe atyre që ndodhen brenda Rezervatit të Mbrojtur “Balloll”, të largohen nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për një evakuim të sigurt.
Ministria ka apeluar për qetësi dhe përkushtim maksimal nga të gjithë banorët dhe institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë e jetës dhe pronave.