Zjarri “alarmon” Mërgim Lushtakun: Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore?

Pas atij të Betim Gjoshit, nga PDK ka ardhur edhe një reagim në lidhje me zjarrin që kaploi sot Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Është deputeti Mërgim Lushtaku i radhës ai që ka reaguar, shkruan lajmi.net. Ai ka hedhur pikëpyetjen mbi atë se kujt po i pengon IML-ja. “Kujt po i pengon Instituti i…

Lajme

21/11/2023 12:11

Pas atij të Betim Gjoshit, nga PDK ka ardhur edhe një reagim në lidhje me zjarrin që kaploi sot Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Është deputeti Mërgim Lushtaku i radhës ai që ka reaguar, shkruan lajmi.net.

Ai ka hedhur pikëpyetjen mbi atë se kujt po i pengon IML-ja.

“Kujt po i pengon Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë?”, ka shkruar ai.

Ndryshe, në orët e mëngjesit është përfshirë nga zjarri një zyre në IML. Aty raportohet për dëme materiale, mirëpo nuk dihet rëndësia e dokumenteve që tashmë janë bërë shkrumb e hi. /Lajmi.net/