Zjarr në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë

Stadiumin e futbollit në Mitrovicë “Riza Lushta” e ka kapluar një zjarr në mëngjesin e sotëm. 

Lajme

03/01/2015 10:03

Selë Morina, sekretari i klubit Trepça ’89, ka deklaruar për Kohën Ditore, se zhveshtoret nuk janë prekur nga zjarri, vetëm çatia dhe lozhat e stadiumit.

Ai ka thënë se në disa raste e kanë njoftuar Policinë e Kosovës se aty rrinë disa persona që konsumojnë drogë.

“Në dy tri raste të tjera më parë ka ndodhur të ketë pasur tentim për zjarrëvënie, por patëm reaguar me kohë”, ka thënë Morina.

Pesë makina për fikjen e zjarrit janë dashur që të arrijnë shpejt në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, për të lokalizuar zjarrin që ka shpërthyer rreth 30 minuta më parë.

Siç raporton korrespodenti i Kohës Ditore atje, në këto momente zjarri është ndalur në masën më të madhe, ndërsa vazhdon të ketë shumë tym që del nga tribunat dhe zhveshtoret e stadiumit të vjetër në Mitrovicë.

Aktualisht nuk dihet për shkaqet e zjarrit, e as për dëmet që janë shkaktuar nga ky aksident.