Zjarr në një objekt në Prishtinë
Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në një objekt në Prishtinë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë. Gashi tha se nuk ka informata për persona të lënduar. Ai theksoi se intervenimi ishte i menjëhershëm duke fikur zjarrin për një kohë të shpejt. “Sot, në ora 12:24, është…
Lajme
Një incident i zjarrit ka ndodhur sot në një objekt në Prishtinë.
Lidhur me rastin detaje ka dhënë Malë Gashi, komandant i Zjarrfikësve në Prishtinë.
Gashi tha se nuk ka informata për persona të lënduar.
Ai theksoi se intervenimi ishte i menjëhershëm duke fikur zjarrin për një kohë të shpejt.
“Sot, në ora 12:24, është pranuar informatë për zjarr në depo të ish objektit UNION. Ekipet menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur kabllo dhe siguresa të rrymës në depon e objektit. Ekipet e kanë shuar zjarrin për një kohë të shpejt. Është ventiluar hapësira pasi që ishte krijuar tym”, deklaroi Gashi për klanin.