Zjarr në një ndërtesë tek Parku i Qytetit në Prishtinë, tre persona marrin trajtim mjekësor
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së shtunës një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati”, në zonën e Parkut të Qytetit në Prishtinë. Rasti është konfirmuar për Lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se autoritetet kanë reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit. “Sot rreth orës…
Lajme
Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së shtunës një ndërtesë banimi në rrugën “Isa Kastrati”, në zonën e Parkut të Qytetit në Prishtinë.
Rasti është konfirmuar për Lajmi.net nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se autoritetet kanë reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit.
“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore”, ka deklaruar Ahmeti.
Ekipet e zjarrfikësve vazhdojnë punën për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa shkaqet e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara ende nuk janë bërë të ditura./lajmi.net/