Zjarr në një ndërtesë në Fushë Kosovë, tre persona dërgohen për trajtim mjekësor në QKUK

Një ndërtesë është djegur sot, në rrugën “Shtjefen Gjeçovi” në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai ka njoftuar se tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa zjarri është lokalizuar por shkaqet nuk dihen ende. “Sot, rreth orës 08:00, policia ka…

Lajme

19/11/2025 10:50

Një ndërtesë është djegur sot, në rrugën “Shtjefen Gjeçovi” në Fushë Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa zjarri është lokalizuar por shkaqet nuk dihen ende.

“Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për  shkaqet e tij janë në vijim”, ka thënë Borovci. /Lajmi.net/