Zjarr në një banesë në Fushë Kosovë gjatë ndërrimit të moteve
Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në Fushë Kosovë, rreth orës 00:05 të 1 janarit 2026, në kohën e festimeve të Vitit të Ri. Sipas ankueses, zjarri është lokalizuar nga fqinjët, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është në hetim, transmeton lajmi.net. Raporti i plotë: Fushë Kosovë, 01.01.2026 –…
Lajme
Një zjarr ka shpërthyer në një banesë në Fushë Kosovë, rreth orës 00:05 të 1 janarit 2026, në kohën e festimeve të Vitit të Ri.
Sipas ankueses, zjarri është lokalizuar nga fqinjët, ndërsa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është në hetim, transmeton lajmi.net.
Raporti i plotë:
Fushë Kosovë, 01.01.2026 – 00:05. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në banesën e saj ku banon është shkaktuar një zjarrë i cili pas intervenimit nga fqinjët është fikur/ lokalizuar. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti vazhdon të hetohet./lajmi.net/