Zjarr në një auto-pjesë në Vushtrri, nuk ka të lënduar

Një auto-pjesë në Vushtrri është kapluar sot nga zjarri. Në lidhje me këtë rast ka dhënë detaje Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri. Hyseni ka thënë se nuk ka persona të lënduar ndërsa zjarri është duke u lokalizuar. “Është një varrezë e kerreve, jemi në lokalizim e sipër, të lënduar nuk ka”, ka thënë…

Lajme

28/06/2025 17:13

Një auto-pjesë në Vushtrri është kapluar sot nga zjarri.

Në lidhje me këtë rast ka dhënë detaje Fadil Hyseni, komandant i Zjarrfikësve në Vushtrri.

Hyseni ka thënë se nuk ka persona të lënduar ndërsa zjarri është duke u lokalizuar.

“Është një varrezë e kerreve, jemi në lokalizim e sipër, të lënduar nuk ka”, ka thënë ai.