Zjarr në disa fshatra të Skenderajt, Nura: Po përpiqemi për të pasur nën kontroll vatrat e zjarrit, niveli i rrezikut mbetet i lartë
Vatra të zjarrit kanë përfshirë disa fshatra të Komunës së Skenderajt gjatë ditës së sotme. Në lidhje me këtë, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili ka thënë se zjarri ka përfshirë Klinën, Kotorrin dhe Açarevën, shkruan lajmi.net. “Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Shërbimit të Zjarrfikësve në Skenderaj, të asistuar edhe…

Lajme
Vatra të zjarrit kanë përfshirë disa fshatra të Komunës së Skenderajt gjatë ditës së sotme.
Në lidhje me këtë, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura i cili ka thënë se zjarri ka përfshirë Klinën, Kotorrin dhe Açarevën, shkruan lajmi.net.
“Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Shërbimit të Zjarrfikësve në Skenderaj, të asistuar edhe nga koleget e tyre nga Mitrovica e Drenasi, për të pasur nën kontroll vatrat e zjarrit që kanë përfshirë sot Klinën, Kotorrin dhe Açarevën, duke u rrezikuar edhe jeta e zjarrfikësve dhe të gjithë të tjerëve që janë gjendur përballë zjarrit, niveli i rrezikut mbetet i lartë”, ka thënë Nura.
Ai ka lavdëruar Zjarrfikësit në Skenderaj derisa ka bërë lutje për kujdes.
“Për çdo lavdatë guximi i tyre, që po bëjnë të pamundurën t’i lokalizojnë vatrat e reja të zjarrit. Na mbetet të përserisim refrenin e njëjtë nga thirrja që po mbetet pa përgjigje, që mos të ndizen zjarre!”, ka shkruar Nura. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: