Zjarr i madh në një “Go Karting” në Sllatinë, lëndohet një person dhe digjen 20 vetura të parkuara

Një zjarr i madh ka kapluar një zonë në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti ka njoftuar për lajmi.net se nga ky incident është lënduar një person, janë përfshirë nga zjarri 20 vetura dhe një objekt biznesi. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa hetuesit…

Lajme

13/08/2024 10:31

Një zjarr i madh ka kapluar një zonë në afërsi të Aeroportit të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti ka njoftuar për lajmi.net se nga ky incident është lënduar një person, janë përfshirë nga zjarri 20 vetura dhe një objekt biznesi.

Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa hetuesit policor po kryejnë hetimet rreth rastit.

“Sot rreth orës 01:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në afërsi të Aeroportit të Prishtinës. Nga zjarri janë përfshirë 20 vetura të parkuara dhe një objekt biznesi. Në këtë rast është lënduar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që pas lokalizimit të zjarrit, hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse po kryejn hetimet rreth rastit i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka njoftuar Ahmeti.

Zjarre të shumta po raportohen të ndodhin në shumë vende të Kosovës, ndërsa aktiv momentalisht është edhe ai në Prevallë të Prizrenit i cili i është afruar zonës së banimit./Lajmi.net/

/