Zjarr i madh në Lipjan: Policia del me detaje për dëmet e shkaktuara

Pasditen e vonë të ditës së sotme në organet e sigurisë në qytetin e Lipjanit është raportuar për një rast zjarri. Për lajminet ka folur zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, shkruan lajminet. Ajo dha edhe detajet e dëmeve nga ky rast, dhe rezulton se nga zjarri janë përfshirë dy objekte, dhe…

Lajme

21/09/2023 21:10

Pasditen e vonë të ditës së sotme në organet e sigurisë në qytetin e Lipjanit është raportuar për një rast zjarri.

Për lajminet ka folur zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, shkruan lajminet.

Ajo dha edhe detajet e dëmeve nga ky rast, dhe rezulton se nga zjarri janë përfshirë dy objekte, dhe dy serra.

Ahmeti tha se edhe momentalisht njesitet e zjarrfikseve po luftojnë për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

Njoftimi i plotë:

Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipijan.

Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra.

Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit./Lajmi.net