Zjarr i madh në Ferizaj: Zjarrfikësve po i ndihmojnë edhe kompani private me autobetonjerka
Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë në Ferizaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nga Ferizaji dhe komunat përreth vazhdojnë punën intensive për lokalizimin e flakëve. Në ndihmë po vijnë edhe disa kompani private me autobetonjerka, ndërsa në vendin e ngjarjes janë të pranishme edhe njësitë policore, raporton lajmi.net Në terren kanë dalë gjithashtu ekipet…
Lajme
Një zjarr i madh ka përfshirë një zonë në Ferizaj, ndërsa ekipet e zjarrfikësve nga Ferizaji dhe komunat përreth vazhdojnë punën intensive për lokalizimin e flakëve.
Në ndihmë po vijnë edhe disa kompani private me autobetonjerka, ndërsa në vendin e ngjarjes janë të pranishme edhe njësitë policore, raporton lajmi.net
Në terren kanë dalë gjithashtu ekipet e KEDS-it, eksperti i zjarreve, si dhe zyrtarë nga Komuna e Ferizajt dhe Shërbimet Publike, për të koordinuar veprimet dhe menaxhimin e situatës.
Kanun Veseli ka konfirmuar për Lajmi.net se për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe hetimet për shkaqet e zjarrit janë në proces.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit Hetimet për shkaqet e zjarrit janë në proces”, tha ai.
Autoritetet kanë bërë me dije se për informata të mëtejshme do të njoftojnë qytetarët përmes raporteve të ardhshme, ndërsa situata në terren vazhdon të monitorohet nga afër./Lajmi.net/