Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, rrezikohen edhe banesat

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Corrush në Mallakastër.

Lajme

28/07/2017 19:39

Banorë të fshatit raportojnë se zjarri është i përmasave të mëdha dhe rrezikohen edhe banesat.

Deri tani flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me ullishte, shkruan Ora News.

Nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa janë njoftuar edhe zjarrfikëset për vënëin në kontroll të zjarrit.