Ziyech arrin marrëveshje personale me Milanin, Maldini intensifikon negociatat me Cheslea

Hakim Ziyech me shumë gjasë do të jetë një nga përforcimet për Milan gjatë kësaj vere.

Sport

02/07/2022 16:47

Skuadra italiane po kërkon për një lojtar ofensiv që mbuon krahun e djathtë dhe Ziyech është emri më i mundshëm aktualisht.

Mediat italiane shkruajnë për një marrëveshje personale mes klubit dhe lojtarit, përcjell lajmi.net.

Marokeni është pajtuar për pagën që i ka ofruar Milan kurse çështja mbetet të mbyllet me Chelsea.

Maldini do të nis negociatat e tij me krerët e ‘Bluve’ për të finalizuar marrëveshjen. /Lajmi.net/