Ziyech aprovon transferimin te Milan

Anësori i Chelsea, Hakim Ziyech ka aprovuar transferimin e tij te kampioni i Italisë, Milan.

Sport

25/06/2022 17:52

Ziyech nuk duket i lumtur në ‘Stamford Bridge’, pasi sezoni që lamë pas nuk kishte minutat e dëshiruar, andaj largimi i tij pritet të ndodhë këtë merkato.

Disa klube kanë shfaqur interesim për të, në mesin e tyre edhe Milan, që duket se e ka bindur lojtarin.

Sipas Fabrizio Romano, 29 vjeçari ka aprovuar transferimin e tij në ‘San Siro’, përcjell lajmi.net.

Edhe drejtuesit e Chelsea janë të gatshëm ta largojnë nga ekipi anësorin, andaj kanë mbetur vetëm arritja e marrëveshjes për lojtarin.

Klauzola e largimit për Ziyech është 28 milionë euro, mbetet të shihet nëse drejtuesit e të dy klubeve do të akordohen në lidhje me shumën e transferimit./Lajmi.net/