Ziv për raportet me institucionet e Kosovës: Kanë qenë dhe do vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv sot ka folur edhe për raportet me institucionet e Kosovës. Ai u shpreh se ato kanë qenë të shkëlqyeshme dhe sipas saj, do të vazhdojnë të jenë të tilla. “Institucionet e Kosovës janë shumë të mira, kanë qenë të mira që nga fillimi dhe janë të mira tani.…

Lajme

06/10/2025 09:39

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv sot ka folur edhe për raportet me institucionet e Kosovës.

Ai u shpreh se ato kanë qenë të shkëlqyeshme dhe sipas saj, do të vazhdojnë të jenë të tilla.

“Institucionet e Kosovës janë shumë të mira, kanë qenë të mira që nga fillimi dhe janë të mira tani. Mendoj që fokusi ynë ishte pak më tepër në Izrael dhe në vështirësitë që kemi pasur në dy vjetët e fundit dhe Kosova po kalon nëpër çështje politike gjithashtu që nga zgjedhjet e kaluara. Mirëpo, marrëdhëniet me institucionet do të vazhdojnë të jenë të shkëlqyeshme”.

“Jam e sigurt që Kosova do t’ia dalë ta kapërcejë historinë nëpër të cilën po kaloni dhe të vazhdoni nga aty dhe t’i zhvilloni marrëdhëniet me vendet e tjera”, u shpreh tutje ajo në Klan Kosova.