“Zip Line” me 2 euro- Atraksioni në Kamenicë i cili po tërheq vizitorë të shumtë
Atraksioni turistik i cili po zhvillohet në Kamenicë “Zip Line”, ka mbledhur qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës për ta provuar këtë adrenalinë. Në një intervistë për lajmi.net mbikëqyrësi i këtij atraksioni tregon se adrenalina e “Zip Line”, është një ndjenjë e papërshkrueshme. “Zip Line”, në Kamenicë ka arritur të tërheqë vëmendje pasi është…
Fun
Atraksioni turistik i cili po zhvillohet në Kamenicë “Zip Line”, ka mbledhur qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës për ta provuar këtë adrenalinë.
Në një intervistë për lajmi.net mbikëqyrësi i këtij atraksioni tregon se adrenalina e “Zip Line”, është një ndjenjë e papërshkrueshme.
“Zip Line”, në Kamenicë ka arritur të tërheqë vëmendje pasi është ndërtuar në liqenin e Rubovcit, një liqen i rrethuar me male dhe bukuri natyrore.
Ky atraksion u lansua në qershor të këtij viti.
Ndryshe çmimet për ta provuar këtë “adrenalinë”, është 2 euro, ndërkaq është e hapur për të gjithë nga ora 11:00 deri në 18:00, përveç të hënave. /Lajmi.net/