Zinchenko tregon aftësitë edhe në CS2 – madje triumfon kundër ekipit kosovar

Futbollisti ukrainas i Arsenalit, Zinchenko ka treguar aftësitë e tij edhe në videolojën e famshme kompjuterike, CS2. Zinchenko iu bashkua ekipit PassionUA në CS2, madje duke u përballur me ekipin kosovar, Illyrians në turneun United21, përcjell lajmi.net. Reprezentuesi ukrainas e luajti ndeshjen me pseudonimin “zina17” duke ndihmuar ekipin të fitojë 2:1 kundër ekipit kosovar. Përformanca…

Sport

08/12/2023 11:57

Futbollisti ukrainas i Arsenalit, Zinchenko ka treguar aftësitë e tij edhe në videolojën e famshme kompjuterike, CS2.

Zinchenko iu bashkua ekipit PassionUA në CS2, madje duke u përballur me ekipin kosovar, Illyrians në turneun United21, përcjell lajmi.net.

Reprezentuesi ukrainas e luajti ndeshjen me pseudonimin “zina17” duke ndihmuar ekipin të fitojë 2:1 kundër ekipit kosovar.

Përformanca e Zinchenkos u vlerësua për lojën e treguar në Counter Strike, sidomos në mapën vendimtare, Anubis.

Mëposhtë mund të shikoni disa sekuenca të publikuara në rrjetet sociale, për lojën ku mori pjesë edhe Zinchenko./Lajmi.net/