‘Vagina sportive’: Çfarë është dhe si ta parandaloni?

Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë rreth kësaj gjendjeje të diskutuar rrallë dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të.

Lifestyle

22/08/2021 10:26

Ushtrimet ju ndihmojnë të keni një peshë të shëndetshme, rrisin humorin dhe energjinë tuaj. Gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e gjumit dhe zvogëlojnë rrezikun e sulmeve në zemër, goditjet në tru si dhe disa lloje të kancerit.

Megjithatë, shumë gra përballen me një efekt anësor negativ të stërvitjes të quajtur siklet vaginal, i njohur gjithashtu si ‘vagina sportive’.

Vazhdoni të lexoni për të mësuar më shumë rreth kësaj gjendjeje të diskutuar rrallë dhe çfarë mund të bëni në lidhje me të.

Çfarë është ‘vagina sportive’?

Vagina sportive nuk është një gjendje mjekësore zyrtare. Vulva dhe zona vaginale prodhon djersë, që mund të shkaktojë shqetësime, veçanërisht nëse vishni veshje të papërshtatshme.

Simptomat e vaginës sportive mund të jenë të lehta ose të rënda, në varësi të llojit të stërvitjes, intensitetit të stërvitjes dhe sa shpesh stërviteni. Simptomat mund të përfshijnë:

-kruarje
– skuqje
– acarim
– dhimbje vaginale
– aromë e keqe

Shumë gra nuk mendojnë për shëndetin vaginal kur ushtrohen – derisa diçka shkon keq. Ja çfarë mund të bëni për të minimizuar shqetësimet.

1. Pastrimi: Nëse e keni të pamundur të bëni dush direkt pas ushtrimeve, të paktën ndërroni të brendshmet dhe vishni rroba të tjera.

2. Vishni rroba të duhura për stërvitje: Vishni të brendshme pambuku dhe zgjidhni rroba më të lirshme që largojnë lagështinë.

3. Qëndroni të hidratuar para, gjatë dhe pas palestrës.

4. Përdorni produkte të higjienës intime.

Pak kruajtje ose acarim vaginal pas ushtrimeve të fuqishme nuk janë fort shqetësues. Nëse simptomat vazhdojnë, mos prisni që të zhduken vetë, mund të keni infeksion. /Lajmi.net/