Zidane: Tri pikë të merituara, duhet të urojmë lojtarët

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është ndarë i kënaqur me fitoren ndaj Interit.

Sport

03/11/2020 23:33

“Los Blancos” fituan me rezultat të ngushtë 3 – 2, përballje e zhvilluar në “Alfredo di Stefano”, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, tekniku francez tha se kjo fitore është fal lojtarëve dhe beson se pikët janë plotësisht të merituar.

“Duhet të urojmë lojtarët sepse nuk ishte ndeshje e lehtë. Interi ia doli mirë dhe kishin momentet e tyre, por ne duhet të vuajmë që të jemi në kreun. Tri pikë të merituara për ne”, deklaroi ai.

Në ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve, Reali është mysafirë i Interit në “San Siro”./Lajmi.net/