Zidane tregon se në cilin klub dëshiron të luaj James

Shumë spekulime ka pasur ditëve të fundit rreth së ardhmes së James Rodriguez.

Sport

03/01/2017 21:54

Për të ardhmen e kolumbianit ka folur së fundi edhe Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit.

Zidane ka deklaruar se James do të qëndroi në Real Madrid, sepse dëshira e tij është të jetë në njërin nga klubet më të mëdha në botë.

“James është lojtar i Realit, ai dëshiron të qëndrojë këtu, sepse luan në njërin nga klubet më të mëdha në botë dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar”, ka deklaruar Zinedine Zidane, përcjell lajmi.net.

E ardhmja e James është lidhur me një kalim te Chelsea, Manchester United, Juventus dhe Inter.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.