Zidane tregon gjendjen e Ronaldos para finales së Championsit, alarmohet Reali

“Tani Ronaldo nuk është mirë, por ditën e nesërme do të njihemi me shkallën e dëmtimit pas rezonancës”, tha Zidane pas El Clasicos.

Sport

07/05/2018 08:37

Zinedine Zidane ka folur për gjendjen e Cristiano Ronaldos.

Francezi e pranoi që portugezi ndihet i shqetësuar, përcjellë “Lajmi.net”.

Megjithatë, sot do të bëhen testet mjekësore.

“Tani Ronaldo nuk është mirë, por ditën e nesërme do të njihemi me shkallën e dëmtimit pas rezonancës”, tha Zidane pas El Clasicos.

Kësisoj, paraqitja e tij në finalen e Championsit mbetet në dyshim. /Lajmi.net/