Zidane paralajmëron largimin: Juventus gjithmonë ka qenë i rëndësishëm për mua

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dje ka paralajmëruar largimin pas fitores kundër Liverpoolit.

Sport

07/04/2021 08:06

“Los Blancos” triumfuan me rezultat bindës 3 – 1, derisa ndeshja kthyese zhvillohet javën tjetër në “Anfield”, transmeton lajmi.net.

Tekniku francez tha se Juventus është i rëndësishëm për të dhe në fund të edicionit do vendos për të ardhmen.

“Italia është gjithmonë në zemrën time, Juventus gjithmonë ka qenë i rëndësishëm për mua”.

“Rikthimi? Nuk e di (qesh). Jam te Real Madridi tani. Do shohim”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë nënkupton se ekziston mundësia që pasi të përfundojë ky edicion Zidane t’i bashkohet “Bianconerëve”./Lajmi.net/