Zidane: Nëse ndodh kjo, largohem nesër nga Real Madrid

Trajneri Zinedine Zidane ka analizuar situatën e tij te skuadra e Real Madridit.

Sport

27/01/2018 12:11

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të analizuar prag-ndeshjen ndaj Valencias pas turpërimit në Copa Del Rey.

Mesazhi nuk përcillet tek lojtarët: ‘‘Nuk e ndjej që lojtarët po më tradhëtojnë. Diçka mund të mos funksionoje por lojtarët janë duke tentuar të japin maksimumin dhe ndonjëherë gjërat nuk dalin siç e pret.”

Mungesë motivimi?: ”Nëse mendoja që mesazhi im nuk arrinë tek lojtarët, do të largohesha që nesër. Në futboll ka momente të mira dhe të këqija. Ajo që dua është të ndryshoj situatën dhe ndjehem i fortë për t’a bërë këtë. Nëse jo, atëherë do të kemi një problem.”

Iluzioni, i paprekur: ”Tentoj të vazhdoj me iluzion dhe të përmirësohem si trajner. ASkush nuk do të më heqë iluzionin e punës deri në ditën e fundit. Lojtarët poashtu, faji nuk është i tyre. Ka shumë gjëra, jo vetëm rezultati.”

Problemi i Real Madridit: ”Problemi ishte që nuk mundëm të fitonim ndeshjen pasi kishim fituar të parën. Më mirë të themi, nuk e kishim motivimin e mjaftueshëm. Jam i vetmi që shoh gjërat pozitive. Dhe aty i keni. Nuk e them për t’a mbrojtur veten. Ajo që duhet të bëjmë është të përsëritim lojërat e mira që kemi patur.”

Në pritje të një reagimi: ”Jam i bindur që gjërat do të ndryshojnë dhe lojtarëtpoashtu janë të bindur.. por kam javë që e them të njëjtën. Ne mund të fitojmë Championsin dhe do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’a arritur atë.”

Planifikimi i ekipit: ”Nuk pendohem për asgjë për planifikimin e ekipit. Kur firmosa kontratën para fillimit të sezonit, isha i kënaqur me këtë skuadër. Është një skuadër më e re, që duhet të mësoje, por unë jam pranë tyre deri në fund.”

Formacioni startues ndaj Leganes: ”Nëse do kthehesha prapa, do të bëja të njëjtën.”

Florentino: ”Ka treguar mbështetjen e klubit, drejtuesëve..”

Ndjenë që lojtarët nuk e marin më mesazhin tënd?: ”Nuk e besoj dhe nëse e mendoja këtë, do largohesha që nesër. Një futbollist duhet të jetoje momente të mira dhe të këqija dhe duhet të ngrihet. Ka gjëra më të këqija në jetë dhe unë dua të ndryshoj situatën. Mund t’a bëj këtë.”, përcjell Albeu.com.

A e dini se çfarë do të bëni në fund të sezonit?: ”Jo, sepse gjithmonë them që duhet jetuar ditë pas dite. Mund të firmos një kontratë për 10 vite por kjo nuk shërben, është puna ditore që ka rëndësi dhe iluzioni i njëjtë. Pastaj në Qershor do të shohim.”

Nuk ka fiksim ndaj PSG: ”Jo, do të përballemi në këtë ndeshje me të njëjtin iluzion. Na kanë mbetur 18 javë dhe jemi në mes të kampionatit. Nuk duhet shikuar gjëratvetëm nga njëra anë. Do të kemi edhe ditë të mira. Them gjithmonë që kemi fat që jemi këtu dhe që mund të ndryshojmë këtë.”

Si i përjeton kritikat: ”Nuk jam i kënaqur kur më kritikojnë, por duhet pranuar kur gjërat shkojnë keq. Mua ajo që më duket e qartë është që nuk do të ndikoje në vazhdimin e gjërave që bëj. Mendoj se mund të bëjmë mirë dhe mbetem me këtë, por është e kuptueshme që nuk mjafton.”

Çfarë sheh pozitive?: ”Nuk mund t’ju siguroj që do të jemi në finalen e Kievit, por shoh lojtarët me të njëjtin iluzion. Kur mbaron një ndeshje si ajo ndaj Leganes, nuk është e lehtë, por më pas vijnë stërviten dhe i sheh gjërat më pozitive.”