Zidane: Nëse ndodh kjo gjë, largohem nga Reali!
Zinedine Zidane ka këmbëngulur se “do të largohej nesër” nga Real Madridi, nëse vëren s’e ka humbur besimin e ndonjë lojtari të tij.

Sport
‘Goal.com’ ka njoftuar një ditë më parë se francezi gëzon mbështetjen e lojtarëve të Real Madridit pavarësisht formës së tmerrshme në ndeshjet e fundit.
Real Madrid po gëzon një formë të dobët këtë edicion, e këtë e dëshmoi edhe eliminimi nga Kupa e Mbretit nga skuadra e Leganes.
“Jo, nëse do të ndodhte ajo, do të largohesha nesër”, është përgjigjur Zinedine Zidane në pyetjen për besimin e humbur të lojtarëve.
Tutje francezi ka shtuar s’e ka ende energji për të kontribuar te skuadra e Real Madridit.
Real Madrid në fundjavë luan në udhëtim te skuadra e Valencias./Lajmi.net/