Të Infektuar: 57.028

Të Shëruar: 50.184

Të Vdekur: 1.433

Zidane jep premtimin e madh për Odegaardin: Koha e tij do vijë shumë shpejtë

14:25 | 14 Janar 2021

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ende nuk ka humbur plotësisht besimin te mesfushori Martin Odegaard.

Norvegjezi nuk ka zhvilluar as edhe një minutë që nga krishtlindjet, derisa ka pasur spekulime se do largohet këtë muaj në formë huazimi, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, tekniku francez tha se Odegaard është shumë popullor në dhomën e zhveshjes dhe koha e tij do të vijë.

“Është shumë lojtar popullor gjatë dhomës së zhveshjes, do jetë në këtë klub për shumë viti”.

“Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë, ka shumë për t’i ofruar klubit shumë shpejtë”, deklaroi ai.

Sonte (e enjte), Reali përballet me Athletic Bilbaon në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës dhe në rast se kualifikohen do përballen në finale me rivalin e përbetuar, Barcelonën./Lajmi.net/